Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë Kronika

U rrëzua duke punuar në një shtëpi në Pejë, vdes në QKUK

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë pasi është rrëzuar sa ishte duke punuar në një shtëpi private në Pejë.

Policia njofton se për shkak të gjendjes së rëndë viktima ishte dërguar në QKUK ku kishte ndërruar jetë rreth orës 21:00.

“Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi private dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktimës ndihma e parë mjekësore i është dhënë në Spitalin Rajonal në Pejë, pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKUK i cili rreth orës 21: 00 ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët komunalë, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. /Gazeta Express/

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...