Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni Temë TOP LAJM

Ulet me 2.5 përqind numri i nxënëve në shkollat e mesme

Shkup, 22 mars – Zhurnal – Në shkollat e mesme normale numri I nxënësve në fund të vitit shkollor 2019/2020 ka qenë 68.273, që paraqet një ulje me 2,5 % krahasuar me vitin paraprak shkollor, thotë Enti Shtetëror për Statistikë, shkruan Zhurnal.

Të dhënat në fjalë flasin se në fund të vitit shkollor 2018/2019 në vend ka pasur 70.025 nxënës të shkollave të mesme të cilët kanë vijuar procesin mësimor në 130 shkolla të mesme, ndërsa të njëjtëve u kanë ligjeruar 7.510 arsimtarë nga të cilët 6.560 me orar të plotë pune.

Në fund të vitit shkollor 2019/2020, në Maqedoni të Veriut janë ka pasur 128 shkolla të mesme të rregullta me 3.519 klasë dhe 68.273 nxënës. Në to, kanë qenë të punësuar gjithsej 7.409 arsimtarë , prej të cilëve 4.538 ishin gra.
Nga totali, 6.414 ishin me orar të plotë pune..

Në Maqedoni ekzistojnë 4 shkolla të mesme speciale me 226 nxënës dhe 82 arsimtarë. Gjithashtu, në vend ekzistojnë dy shkolla të mesme fetare në të cilat në fund të vitit shkollor 2019/2020 u regjistruan 187 nxënës, ku kishin 31 arsimtarë, nga të cilët vetëm një grua.

Nëse I analizojmë të dhënat e shkollave të mesme të rregullta, sipas gjuhës në të cilën është mbajtur mësimi, mund të konstatojmë se në vitin shkollor 2019/2020, në gjuhën maqedone procesi mësimor është zhvilluar në 108 nga gjithësej 128 shkolla. Mësimi është ndjekur nga 46.729 nxënës të cilëve u kanë ligjeruar 4.854 arsimtarë.

Sa I përket gjuhës shqipe, mësimi është ndjekur në 40 shkolla të rregullta me 19.046 nxënës të cilëve u kanë ligjeruar 2.112 arsimtarë.

Të dhënat e plota mund ti shikoni KËTU

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...