Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Vaksinat kundër gripit sezonal do të jenë pa pagesë për disa kategori të njerëzve

Shkup, 21 tetor, zhurnal.mk – Vaksinat kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut pritet të arrijnë kah fundi i muajit dhe menjëherë do të fillojë vaksinimi.

Nga Ministria e Shëndetësisë për MIA-n, thonë se janë blerë 40 mijë doza të katër llojeve të vaksinave që janë prodhim i “Sanofi Pasteur” Francë (VAXIGRIP TETRA).

“Vaksinat janë pa pagesë për grupet e definuara si me rrezik: personat mbi moshën 65 vjeçare, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësor, gratë shtatzëna dhe fëmijët prej 6 muajsh deri 5 vjet. Sikur edhe në dy sezonet e kaluara, personat e interesuar mund të caktojnë vaksinim nëpërmjet mjekut të tyre amë. Me qëllim që të shmanget ngarkesa e shërbimeve epidemiologjike në qendrat për shëndet publik, këtë vit përgatisim plan aksionar, i cili përfshin pika shtesë për vaksinim”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...