Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Vaksinat kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut do të arrijnë deri në fund të muajit

Shkup, 23 tetor, zhurnal.mk – Nga Ministria e Shëndetësisë, thonë se vaksinat kundër gripit sezonal pritet të arrijnë kah fundi i këtij muaji, pas çka menjëherë do të nisë procesi i vaksinimit.

Nga MSH nuk japin përgjigje pse është vonuar vaksinimi kundër gripit sezonal.

Janë siguruar gjithsej 40.000 doza të katër llojeve të vaksinave që janë të dedikuara për vaksinimin falas të këtyre grupeve në rrezik:

-Personat mbi moshën 65 vjeç,
-Personat me sëmundje kronike,
-Të punësuarit në shëndetësi,
-Gratë shtatzëna,
-Fëmijët nga 6 muaj deri në pesë vjet”, thonë nga ministria e shëndetësisë.

Të interesuarit mund të caktojnë termin për vaksinimin falas përmes mjekut të tyre amë. Me qëllim që të shmanget ngarkesa shtesë e shërbimeve epidemiologjike në qendrat e shëndetit publik, ku deri më tani është kryer vaksinimi kundër gripit sezonal, sivjet ka plan veprimi që do të përfshijë pika shtesë vaksinimi. Në këtë mënyrë, vaksinimi do të jetë më i qasshëm për qytetarët. Vaksinat komerciale kundër gripit sezonal i blejnë qendrat e shëndetit publik nga buxheti i tyre dhe vetë ata e përcaktojnë çmimin.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...