Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Vaksinimi në SHBA nis së shpejti, merret vendimi se cilët do të imunizohen të parët

Një ekip ekspertësh të pavarur, të cilët këshillojnë Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), vendosën të martën se kush do të jenë personat që do të marrin të parët vaksinën kundër koronavirusit në SHBA.

“Kreu i Komitetit Këshillues të Imunizimit Vaksina duhet t’u jepet fillimisht stafit shëndetësor dhe individëve në institucione të kujdesit afatgjatë”, tha dr. José Romero.

Megjithatë, jo të të gjithë ata që i përkasin këtij grupi do të marrin vaksinën sapo të jetë e disponueshme.

“Nuk ka vaksina të mjaftueshme e prandaj secili institucion individual do të duhet të vendose se kujt do t’i japë prioritet”.

Në SHBA, punonjësit shëndetësorë janë rreth 21 milionë,  ndërsa pjesëtarët e institucioneve të kujdesit afatgjatë arrijnë në 3 milionë. Shumë spitale dhe farmaci po instalojnë frigoriferë të cilët mund të ruajnë vaksinën e Pfizer në temperature deri në -94 gradë.

Vaksina e Pfizer në Shtetet e Bashkuara mund të mbërrijë që në 15 dhjetor, sipas dokumenteve të cituara nga CNN. Ndërsa, dozat e vaksinës së prodhuar nga Moderna do të shpërndahen prej 22 dhjetorit.

Megjithatë, më parë administrata për ushqimin dhe barnat duhet të japë dritën jeshile për përdorimin e tyre. Pfizer aplikoi për aprovim në 20 nëntor, ndërsa Moderna 10 ditë më vonë. Autoritetet vlerësojnë se më shumë se 22 milionë doza të Pfizer dhe 18 milionë të Modernës do të prodhohen këtë muaj. /A2

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...