Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Vangellovski ulet në bankën e të akuzuarve

Shkup, 25 shtator, zhurnal.mk – Ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski, sot ishte i ulur në karrigen e të pandehurit në Gjykatën Penale për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autorizimeve. Megjithatë, seanca gjyqësore u anulua për shkak se i akuzuari kërkoi më shumë kohë për t’u përgatitur për mbrojtje.

Para më shumë se dy muajsh, Prokuroria Publike bëri të ditur se kanë ngritur procedurë kundër ish-kreu të Gjykatës së Lartë, Jovo Angellovski. Nga Prokuroria sqarojnë se në fund të vitit 2018, Vangellovski ka marrë vendime për gjithë gjykatësit e Gjykatës së Lartë t’u jepet shtesa e pagës për muajin nëntor prej 35% se sa paga bazë, ndërsa ai akuzohet se në listën e personave që kanë marrë pagë, nuk e ka vendosur një gjyqtare, përkatësisht gjyqtaren Lidija Nedellkova.

Ai akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve që është paraparë në Kodin Penal.

Ndryshe, Jovo Vangellovski nga pozita e kryetarit të Gjykatës së Lartë u shkarkua gjatë muajit mars për shkak të heqjes së paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan, i cili në vitin 2017 ka qenë në arrati.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...