Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

Vazhdojnë problemet për transportuesit në vendkalimin kufitar Evzoni

Shkup, 24 mars – Zhurnal.mk – Kufizimet e qeverisë greke dhe rregullat e veçanta për hyrje përmes kalimit kufitar Evzoni (Bogorodicë), të cilat vlejnë edhe për shoferët e kamionëve, edhe më tej krijojnë probleme për transportuesit dhe radhët në kufi, ndërsa nga “SIZ Komunikacioni i Maqedonisë së Veriut” AMERIT mendojnë për mbajtjen e protestës së re, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kufizimi i vendosur kohor për hyrjen e kamionëve nga Evzoni, mes orës 07:00 dhe 19:00, si dhe procesi i ngadaltë i kryerjes së provave të shpejta nga ekipet e Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, janë problemet kryesore me të cilat përballen transportuesit, siç shpjegon për MIA-n, kryetari i federatës së transportuesve të Greqisë, Apostolos Kenanidis.

“Kërkojmë që kalimin konkret kufitar, i cili është hyrja dhe dalja kryesore e kamionëve nga Greqia për në Evropë të punojë 24 orë, si në vitet e mëparshme dhe për të forcuar ekipet e Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë që kryejnë teste të shpejta. Lërini të testojnë të gjithë shoferët, por jo me një ekip, për shembull të kenë tre ekipe të lëvizshme, që të forcohen, në mënyrë që ata të arrijnë t’i testojnë të gjithë”, thotë Kenanidis.

Kryetari i Federatës në një bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina shpjegon se në kushte normale, 2,000 kamionë kalojnë nëpër Evzoni çdo ditë, 1000 për hyrje dhe madje edhe më shumë për dalje nga Greqia.

Masat u vendosën në fillim të këtij muaji, ndërsa nga Federata menjëherë dërguan letra tek ministritë kompetente greke, duke përcjellë vërejtjet dhe kërkesat e tyre, por 24 ditë më vonë, sipas presidentit, fatkeqësisht ata nuk kanë marrë ende një përgjigje.

Transportuesit nga Maqedonia Veriore dhe Greqia, 20 ditë më parë, kur masat u zbatuan për herë të parë, mbajtën një protestë në Evzoni dhe në mënyrë simbolike, kalimi kufitar midis dy vendeve u mbyll për tre orë.

Nga “SIZ Komunikacioni i Maqedonisë së Veriut”AMERIT lë të hapur mundësinë për të mbajtur një protestë të re të Premten, dhe përmes profilit të tyre zyrtar në Facebook ata thonë se “kërkesat e transportuesve për të organizuar një protestë janë gjithnjë e më të shpeshta për shkak të kufizimeve të paraqitura nga Greqia, dhe të zgjatura deri më 5 prill “dhe u kërkojnë anëtarëve të tyre të deklarojnë nëse do të mbështesnin një protestë të mundshme.

Kryetari i Federatës së transportuesve grekë për MIA-n sqaroi se ai ishte dje në vendkalimin kufitar Evzoni, ku bisedoi me autoritetet për të vendosur rend më të mirë dhe shtoi se do të bënte të njëjtën gjë sot.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...