Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Veliaj dhuron plazmën/ Ndihma për të kuruar të sëmurët me Covid-19

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 16 persona të prekur me koronavirus po trajtohen me gjakun e dhuruar nga ata të cilët e kanë fituar betejën. 

“Plazma hiperimune është një mjekim alternativ që i ofrohet grupit të madh të terapisë që e përdorim në, qoftë tek “Shërbimi Infektiv” qoftë te “Shefqet Ndroqi” dhe u bë aplikimi në kohën e duhur kur u maturuan kushtet nga ana shkencore dhe u plotësuan aparaturat dhe është dhe grupi i personave donatorë të mundshëm që janë në vazhdim dhe ne po vazhdojmë procesin duke marrë dhe plazmën e kryetarit të bashkisë, u shpreh shefja e shërbimit Infektiv, Prof. Najada Çomo.

51 persona të cilët e  kanë kaluar koronavirusin kanë dhuruar plazmën e tyre për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga Covid-19, mes tyre edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Për 6 mijë të tjerët që e kanë kaluar si puna ime, në fakt nuk është bukur që të kemi vetëm 50 dhurime, kështu që lipset që këta 6 mijë që e kaluan e që kanë antitrupa, nëse kanë kaluar 2-3 javë dhe kanë filluar anti-trupat ju lutem dhuroni, dhuroni, dhuroni. Është një mjet shtesë, jo i vetmi mjet por është një tjetër në këtë luftë, është një tjetër armë me të cilën mund të luftojnë Najada dhe i gjithë stafi i saj. Ndaj dua t’i ftoj të gjithë qytetarët që e kanë kaluar të dhurojn”, tha Veliaj.

Në nisje të vitit të ri shkollor, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe UNICEF do të nisin një fushatë ndërgjegjësimi me fëmijët nëpër shkolla e kopshte  për të mbajtur sa më larg koronavirusin.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...