Agjencia Zhurnal.KS
Auto

Veturat plug-in hibrid janë ndotës më të lartë se ato me karburante

Një studim u fundit ka konfirmuar dyshimet e shumë njerëzve që kanë përdorur një automjet plug-in hibrid.

Më shkatërruese janë rezultatet e ndikimit në mjedis, të cilat thonë se për shkak të diapazonit jashtëzakonisht të vogël elektrik, këto vetura mund të kenë emetime më të larta CO2 sesa makinat me motorë konvencionalë, qoftë me benzinë ​​apo me naftë, transmeton Telegrafi.

Rezultatet e hulumtimit të kryer nga studiuesit gjermanë kanë treguar se, në rastet kur bateritë në automjetet PHEV nuk karikohen rregullisht, ndikimi negativ është dukshëm më i keq se sa proklamohet. Autorët e studimit shkojnë një hap më tej dhe këshillojnë qeverinë dhe organet rregullatore të heqin të gjitha subvencionet dhe lehtësimet që lidhen me këtë klasë automjetesh.

Kjo është një goditje e fortë për shumë prodhues, veçanërisht markat që kanë “rritur” gamën në muajt e fundit me vetura hibride të tilla, të gjitha në mënyrë që të ulin emetimet mesatare të CO2 të ofertës së tyre.

Dhe rezultatet konkrete nga Instituti Fraunhofer ISI që zhvilloi kërkimin me ICCT (Këshilli Ndërkombëtar për Transportin e Pastër) në rreth 66 modele dhe mbi 100,000 ekzemplarë thotë kështu: Automjetet PHEV në rastin më të mirë do të lëshojnë dy herë më shumë CO2 siç përcaktohet nga cikli i provës, ose NEDC ose WLTP. Në rastin më të keq, emetimet e CO2 katërfishohen, që do të thotë se emetimet e CO2 mund të jenë deri në 200 g/km.

Postime të ngjashme

Një Lotus “i ri” i vitit 2013 shitet për 70.000 dollarë

S.B.

Prodhuesi më i madh i veturave në Kinë do të lansojë rivalin e Teslas

S.B.

Megane 2021 i prin rrugës elektrike të Renaultit

S.B.

Hyundai paralajmëron nxjerrjen në treg të modelit Alcazar

admin

Nis prodhimi i Audi Q4 e-tron

admin

Elon Musk: Ne kemi bërë veturat më të mirë të të gjitha kohërave

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...