Agjencia Zhurnal.KS
Kronika Maqedoni

Vjedhësit e drunjëve sulmojnë 5 policë, njëri prej tyre përfundon në spital

Veles, 25 shtator – Zhurnal.mk – Pesë policë të cilët mbrëmë u sulmuan nga dru-vjedhësit në zonën e fshatit Stepanci, u sollën në spitalin e Përgjithshëm në Veles.

Njëri prej tyre kishte dëmtime të rënda në kokë dhe pas ndihmës së parë, rreth orës 22:00 ai menjëherë u transferua në Qendrën e Urgjencës në Shkup.

Dy nga policët u lanë të lirë në shtëpi, dhe dy u mbajtën në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Përgjithshëm në Veles.

“Njëri prej tyre, i cili kishte lëndime nga shkop druri në stomak, mbrëmë u ankua për dhimbje dhe u dërgua në repartin e Kujdesit Intensiv në spitalin e Velesit dhe tani është në gjendje të qëndrueshme”, deklaroi për MIA-në, dr. Vesna Nedellkovska-Nikollova, zëdhënëse e spitalit të Përgjithshëm në Veles.

Incidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën e vjetër fsh.Izvor – Prilep, në rajonin e fshatit Stepanci kur një grup vjedhësish druri sulmuan patrullën policore të pesë policëve nga departamenti i Policisë – Çashkë.

Zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski informoi se deri më tani janë arrestuar katër persona.

“Rasti është duke u zbardhur”, tha Dodevski.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Arrestohet vozitësi në Mitrovicë i cili rrezikoi jetën e dy qytetarëve

S.B.

U kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari në Shkodër. Kapet dhe një tjetër i shpallur në kërkim

S.B.

Paraburgim për shtetasit shqiptarë që kishin kryer vjedhje në Gostivar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...