Agjencia Zhurnal.KS
Kronika Shqipëri

Vlorë/ Kultivonin drogë në pyll, arrestohen pesë persona, mes tyre 4 gra

Vlorë– 5 persona, mes tyre 4 gra, janë vendosur në pranga për kultivim të bimëve narkotike.

Bëhet fjalë për të identifikuarit me iniciale: A.B. (59 vjeç), R.B. (58 vjeçe), F.R. (57 vjeçe), A.M. (55 vjeçe), banues në fshatin Llakatundë dhe E,Y. (39 vjeçe), banues në fshatin Akerni.

Të pestë janë arrestuar në kushtet e flagrancës teksa tentonin të kultivonin bimë narkotike kanabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Vllahinë Vlorë.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan gjithashtu një sasi rreth 5 kilogramë kanabis sativa, gjatë kontrollit të ushtruar përreth territorit ku u konstatuan bimët narkotike

Njoftimi i Policisë:

Vlorë

Vijon kontrolli masiv i territorit.

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit.

Arrestohen në flagrance 5 shtetas.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë shtetasit A. B., 59 vjeç, R. B., 58 vjeçe, F. R., 57 vjeçe, A. M., 55 vjeçe, banues në fshatin Llakatundë, Vlorë dhe E. Y., 39 vjeçe, banuese në fshatin Akerni, Vlorë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonin bimë narkotike cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Vllahinë, Vlorë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar përreth territorit ku u konstatuan bimët narkotike, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar dhe një sasi rreth 5 kilogramë cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...