Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Çdo i katërti i testuar me Covid-19, KSI dështoi

Shkup, 20 tetor, zhurnal.mk – Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim thonë se çdo i katërti i testuar në Maqedoni është i infektuar me KOVID. Nga kjo parti thonë se politikat qeveritare kanë dështuar dhe Komisioni për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive dështoi plotësisht, transmeton Zhurnal.

“Në më pak se një javë kemi 2.000 raste, aq sa parashikoi Komisioni që do të kishim gjatë gjithë pandemisë. Pandemia nuk ka mbaruar akoma dhe numri i të infektuarve është dhjetë herë më i lartë se parashikimet e Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektive dhe pushteti. Dhe Qeveria nuk po bën asgjë për të parandaluar një katastrofë edhe më të madhe. Jemi në prag të sezonit të gripit dhe nuk kemi akoma vaksina. Të moshuarit dhe të sëmurët kronikë janë lënë vetesë së tyre”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti mes tjerash potencojnë se LSDM-ja as nuk u mundua të përgatitej për valën e madhe të vjeshtës të KOVID.

“Ata flenë gjatë gjithë verës dhe nuk u pajisën më asnjë kapacitet spitalor, megjithëse e dinin që situata do të ishte e keqe, ne e shohim rezultatin tani, spitale të mbushura me njerëz në fillim të vjeshtës. Kaosi që po ndodh i shkaktuar nga KOVID është faji i drejtpërdrejtë i Komisionit për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive dhe pushteti që nuk kanë një plan se si të përballen me infeksionin. Me LSDM-në, Maqedonia dhe qytetarët thjesht po zhyten në kaosin e pandemisë”, citohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...