Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e gjithë përbërjes së KRrE

Shkup, 11 shtator, zhurnal.mk – Marsh i ri protestues i VMRO-së nga selia e partisë deri tek Komisioni Rregullator për Energjetikë. Marshit i printe kreu i partisë opozitare Hristijan Mickovski dhe nënkryetarët e partisë. Pas tyre ishin disa vetura që bllokonin rrugët Dame Gruev dhe Maqedonia në qendër të Shkupit.

VMRO-DPMNE, përveç çmimit më të ulët të energjisë elektrike, kërkon dorëheqjen e gjithë përbërjes së Komisionit Rregullator të Energjetikës.

“Kërkojmë nga qeveria, nga kjo qeveri mafioze t’i plotësojë kërkesat e qytetarëve. Kemi ardhur në KRE sot. Unë do t’ju jap video më vonë për të parë se si u mirëpritëm me dyer të mbyllura, askush nuk na hapi derën që t’ua paraqesim këtë kërkesë- deklaroi Vllado Misajlloski- nënkryetar i VMRO DPMNE.

Ata që iu bashkuan protestës së opozitës kishin një kërkesë, fatura më të ulëta të energjisë elektrike.

“Dolëm për ta mbështetur protestën sepse kjo prek të gjithë qytetarët, do të thotë rritja e çmimeve të energjisë elektrike. Kjo do të thotë të marrësh para nga xhepat e qytetarëve”

“Të ulet çmimi i energjisë elektrike”

Kjo ishte protesta e dytë e VMRO-së kundër çmimit më të lartë të energjisë elektrike nga Komisioni Rregullator. Njoftojnë se do të protestojnë derisa të tërhiqet vendimi i tillë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...