Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

VMRO-DPMNE sot proteston për të mbrojtur Goce Dellçevin dhe për të mbështetur anëtarësimin në BE

Shkup, 15 shtator – Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE në opozitë sot do të organizojë tubim protestues, siç paralajmëroi, për mbështetjen e anëtarësisë në BE, për Maqedoninë dhe për Goce Dellçevin.

Është paralajmëruar se protesta do të fillojë sonte në orën 18.30 para Ministrisë së Drejtësisë, do të vazhdojë përmes urës “Goce Dellçev” deri në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Kjo është protestë e qetë popullore në të cilën do të dërgojmë mesazhe të qarta. Është koha për zërin e shumicës së qetë. Bëmë thirrje të na bashkohen në protestën e cila duhet të jetë zëri ynë për atë që na karakterizon si shtet, interes strategjik dhe mburojë e ekzistencës tonë”, potencojnë nga VMRO-DPMNE.

Në një vend para Ministrisë së Drejtësisë, është paralajmëruar se do të ndahen mesazhe dhe transparente të cilat do të jenë pjesë e protestës.

Partia opozitare i paralajmëroi më shumë protesta tematike. Paraprakisht i organizoi dy protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...