Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Zaev me paratë e popullit shpërndan tenderë për të afërmit e tij

Shkup, 11 shtator – Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE përmes një komunikate për media sot ka akuzuar LSDM-në se e njejta ka vendosur rrymë më të shtrenjtë për popullin me qëllim për të paguar finansierët e partisë, informon Zhurnal.

Siç thonë nga VMRO, kompanitë e energjetikës të cilat sipas Zaev puna me përfitim më të vogël dhe përshkak të cilat populli duhet të paguajë rrymë më të shtrenjtë, nuk kanë problem të paguajnë tenderë milionëshe për finansierët e LSDM-së.

“Në ditët kur populli proteston për rrymën e shtrenjtuar, Zaev përmes ELEM i dha tender prej 6,4 milion euro Siljan Micevskit, i cili publikisht në gjyq pranoi se e ka finansuar LSDM-në.

Është gënjeshtër se rryma është liruar. Qytetarët le ti krahasojnë faturat e 2017tës dhe sot dhe do të shohin se Zaev në mënyrë drastike e ka rritur çmimin për të fshehur krimet e tij.

I gjithë sektori energjetik bukvalisht përdoret për mbushjen me para të qytetarëve në xhepat private të personave të afërt me pushtetin. Për këtë nevojitet që populli të paguajë më tepër që të ketë më tepër për më të afërmit e pushtetit.

Agjencia për sigurim nga Strumica ka marë dhjetëra miliona euro përmes furnizuesit univerzal me energji elektrike, kamionë me targa të Strumicës frekuentojnë në KRE Manastir, ndërsa firmat e finansierëve të LSDM-së marin tenderë milionëshe për gërmimin e qymyrit”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

NGa VMRO kërkojnë që LSDM menjëherë të kthejë çmimin e vjetër të rrymës, uikend pa TVSH në shtator dhe profesionalizim të KRE-së.

VMRO-DPMNE edhe sot do të mbajë protestë rreth orës 14.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...