Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

VMRO-ja zgjedh Komitetin e ri Ekzekutiv

Shkup, 21 shtator – Këshilli Qendror i VMRO DPMNE-së në mbledhjen e që ka filluar para pak minutash pritet të zgjedhë përbërjen e re të Komitetit Ekzekutiv. Nga kjo parti paralajmërojnë uljen e numrit të anëtareve të Komitetit Ekzekutiv, i cili për momentin ka 25 anëtarë.

Kjo mbledhje është e para pas 2 muajve që kur kanë përfunduar edhe zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, ku VMRO-ja humbi përballë koalicionit Mundemi të udhëhequr nga LSDM-ja. Nga kjo kryesi pritet edhe një reformim i brendshëm i partisë.

Kryesia duhet të shkurtojë anëtarët e partisë nga 25 në 15 anëtarë, por se kush do të largohet dhe kush do të vijë në bord, akoma nuk ka emra konkretë dhe kjo do të mësohet vetëm pas mbledhjes së kryesisë qendrore ku do të ketë një konferencë për mediat.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...