Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Zaev: Konventa e KB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara po zbatohet me tempo të shpejtë

Shkup, 3 dhjetor, zhurnal.mk – Sot Kryeministri, Zoran Zaev, bashkë me Spase Dodevskin – koordinator me Trupin nacional koordinues për zbatimin e Konventës së KB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe Hristijan Stojanov, Vera Apostollovska dhe Kristijan Llazarev, përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara, përmes një videoje e shënuan 3 Dhjetorin – Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Kryeministri Zaev theksoi se është krenar për tempon fuqishme dhe hapat e mëdha që janë bërë në mandatin e kaluar dhe për mbajtjen e vazhdimësisë në zbatimin e praktikave më të mira botërore për mbështetjen dhe kyçjen e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha sferat në jetën sociale, në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale.

“Sollëm të drejtë për kompensim për personat me aftësi të kufizuara intelektuale. E rritëm kompensimin për orar të shkurtuar të punës deri në 50% nga paga mesatare. Gjithmonë do të jemi me këta bashkëqytetarë krah për krah dhe gjithmonë do të jenë drejtpërdrejtë të kyçur në proceset të cilat janë për ata, sipas parimit “asgjë për ata – pa ata”, nënvizoi Kryeministri Zaev dhe konkludoi se vazhdon zbatimi i aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes për nevojat e personave me aftësi të kufizuara.

Koordinatori nacional për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, Spase Dodevski theksoi se masat dhe detyrimet që dalin nga Konventa janë udhërrëfyes drejt shoqërisë stimuluese të barabartë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...