Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Zaev: Paga mesatare fillon të rritet edhe në kushte të krizës ekonomike-shëndetësore

Shkup, 22 shtator, zhurnal.mk – Rritje prej 8,5 për qind e pagës mesatare është vërejtur në korrik të këtij viti në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, shkruajti sot në profilin e Fejsbukut të tij kryeministri Zoran Zaev, duke përmendur se paga mesatare vazhdon të rritet edhe në kushte të krizës shëndetësore-ekonomike.

“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, neto paga mesatare në korrik ka qenë 27.231 denarë, dhe është rritur për 2.127 denarë. Kjo i detyrohet rritjes së pagave në arsim dhe shëndetësi vitin e fundit, si dhe masave efikase antikrizë gjatë pandemisë”, shkruan Zaev.

Theksoi se Qeveria krijon korrnizë e cila do të mundësojë pagat dhe pensionet të vazhdojnë të rriten, ndërsa qytetarët të kenë fuqi blerëse më të madhe.

“Të sigurojmë standard më të mirë jetësor dhe ta zvogëlojmë papunësinë. Vazhdojmë të investojmë në kapitalin njerëzor, me atë kontribuojmë në rritjen e tërësishme të ekonomisë. Ekonomia, e cila është e gatshme të përgjigjet në sfidat e reja dhe të ofrojë shans për secilin”, shkruajti kryeministri në profilin e tij në Facebook.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...