Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Zëvednsë Ministri i ri, Nazim Bushi, pritet nga Oliver Spasovski

Shkup, 24 shtator, Zhurnal.mk – Në Ministrinë e Punëve të Mbrendshme të Republikës së Maqedonisë, sot zyrtarisht zëvendës ministri i MPB-së, Nazim Bushi pranoi detyrën e tij nga Ministri Oliver Spasovski.

Me këtë rast Spasovski uroi zëvendës ministrin e ri për postin e marrë dhe i uroi punë të mbarë dhe të suksesshme ne detyrën e tij të re.

Bushi ka premtuar për një sërë reformash në institucionin që ai e drejton si dhe një bashkëpunim mes tij dhe ministrit Spasovski.

Ai njihet si ish-komandanti i brigadës 114 të UÇK-së që ka vepruar në rajonin e Karadakut të Kumanovës dhe Shkupit. Gjatë konfliktit të vitit 2001 ai braktisi radhët e Armatës së Maqedonisë duke iu bashkuar UÇK-së. Gjatë periudhës së viteve 1987-1991 ka qenë pjesë e stafit të oficerëve në Aeroportin e Armatës së Jugosllavisë, pas pavarësimit të Maqedonisë ka vazhduar në Aeroportin e Shkupit.

Pas mbarimit të konfliktit nga viti 2002 ka qenë ndër udhëheqësit e Këshillit gjyqësor republikan për siguri në trafik në MPB, më pas zëvendësdrejtor në Agjencinë për Shpëtim dhe Mbrojtje të Qeverisë së Maqedonisë. Ai ka qenë i angazhuar edhe në cilësinë e këshilltarit në disa institucione, duke vijuar më në fund me angazhim në Telekomin e Maqedonisë, i emëruar nga Qeveria.

Deri tani ka qenë në detyrën e drejtorit të bordit të Telekomit të Maqedonisë

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...