Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Zgjedhjet e 25 prillit/ PD nis votimin e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia. Del lista e Qarkut Kukës

PD nis votimin e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia. Procesi qe nis nesër nga Qarku i Kukësit, ndodh për herë te parë në një parti politike dhe për herë të parë në Shqipëri. Anëtarët e PD janë thirrur të votojnë në bllok për listën e kandidatëve ose të refuzojnë një prej tyre.

Me vendim të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, lista e kandidatëve që sipas nenit 62 të Statutit të PDSH përmbushin të gjithë elementët e nevojshëm për ecurinë në karrierë, për përfaqësim politik të Partisë Demokratike, në nivel qendror apo lokal, që kalojnë fazën e dytë dhe i nënshtrohen konsultimit me anëtarësinë, është si më poshtë:

Dega Kukës, Qarku Kukës:
1. ADMIR SINAMATI
2. ARBEN CEJKU
3. BASHKIM SHEHU
4. IBRAHIM BRUKA
5. SAHIT PRIZRENI
6. VJOLLCA VATA

Dega Tropojë, Qarku Kukës:
1. BESNIK DUSHAJ
2. FERIDE RRAHMANI
3. ISUF ÇELA
4. LUSH SUSAJ
5. MIMOZA HAJDARMATAJ
6. XHEM NEZAJ

Dega Has, Qarku Kukës:
1. AVENIR PEKA
2. DEMUSH KASTRATI
3. ELEZ MACI
4. ISMET JAKU
5. ZENEL KASTRATI

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët që konfirmohen nga anëtarësia, i nënshtrohen vlerësimit të Komisionit në fazën e tretë, ku secili anëtar voton bazuar kryesisht në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi, rreth 300 kandidatë që do të kalojnë edhe fazën e tretë, lista i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...