Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Zidane: Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, do të kualifikohemi

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, beson se skuadra e tij do t’ia dalë ta kalojë fazën grupore në Ligën e Kampionëve, pas barazimit 2:2 me Borussia Monchengladbach të martën në Gjermani.

Reali po humbiste me dy gola epërsi deri në minutën e 86-të, kur Karim Benzema dhe Casemiro shënuan në një hapësirë prej gjashtë minutave për t’i ndihmuar skuadrës së vet ta shmangë humbjen e dytë radhazi në Grupin B.

Gjiganti spanjoll e ka një pikë nga dy ndeshje dhe renditet e fundit në grup, por Zidane nuk dyshon në aftësitë e djemve të vet për ta arritur kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

“Ky rezultat e tregon karakterin e këtij ekipi. Ne e merituam barazimin dhe mendoj se edhe më shumë se kaq. Më pëlqeu reagimi ynë dhe kjo pikë është e rëndësishme”, tha Zidane.

Francezi shtoi: “Nuk ka ndeshje të lehta. Nëse luajmë kështu, atëherë do të bëjmë gjëra të mira dhe do të kalojmë në fazën e eliminimit direkt”.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...