Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Zv/kryeministri Dimitrov për vizitë pune në Gjermani

Shkup, 29 shtator , zhurnal.mk – Me ftesë të ministrit shtetëror për Evropë të Republikës Federale të Gjermanisë, Mihael Rot, zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, më 30 shtator dhe me 1 tetor do të qëndroj për vizitë pune në Berlin.

Kjo është vizita e pare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pas formimit të saj, njashtu edhe vizita e pare në kohën e presidencës gjermane me Këshillin e BE-së. Gjermania si kryesues aktual me BE-në po udhëheq procesin e harmonizimit të kornizës negociuese, ky dokumenti kryesor sipas të cilit do të zhvillohen negociatat.

Gjatë vizitës, planifikohen takime edhe me: Jan Heker, këshilltari kryesor i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së kancelares Merkel, Tomas Bager, këshilltar i Politikës së Jashtme të presidentit Shteinmeier, Zabine Ster, komisionar për Politikat e BE në Ministrinë e Jashtme Gjermane dhe Suzane Shutc, drejtore në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e EFTA, si dhe me bashkëbisedues të tjerë përkatës në kontekstin e mbështetjes gjermane për të ardhmen tonë evropiane.

Theksi kryesor gjatë bisedimeve do të jetë në realizimin e qëllimit të përbashkët tashmë të vendosur të Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë – mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me BE deri në fund të vitit. Përveç shkëmbimit të pikëpamjeve mbi dinamikën e miratimit të kornizës, zëvendëskryeministri Dimitrov do të ngrejë çështje edhe për bashkëpunimin rajonal në kontekst të Procesit të Berlinit i iniciuar nga vet Gjermania, si dhe mundësitë për të rritur bashkëpunimin dypalësh të zhvillimit dhe marrëdhëniet tregtare.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...